Humbin jetën 17 persona nga Covid në Maqedoninë e Veriut

Humbin jetën 17 persona nga Covid në Maqedoninë e Veriut

17:03, 02/12/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.440 testime janë regjistruar 333 raste të reja ne coronavirus.

Prej rasteve të reja, 154 janë në Shkup, Manastir dhe Prilep 23, Kavadar 22, Kumanovë 16, Ohër 15, Shtip 9, Sttrumicë 8, Veles 7, Tetovë 6, Dellçevë dhe Vallandovë 5, Kriva Pallanka, Resnjë dhe Kratovë 4, Koçani, Strugë, Gjevgjeli dhe Negotinë 3, Radovish, Probishtip, Bogdanci, Demir Hisar dhe Krushevë 2 dhe nga 1 në Gostivar, Kërçovë, Sveti Nikole, Vinicë, Makedonska Kamenica dhe Pehçevë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar edhe 376 pacientë të shëruar dhe 17 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur, 4 janë nga Shkupi, nga dy në Manastir, Shtip dhe Koçani dhe nga një në Kavadar, Ohër, Prilep, Veles, Kriva Pallanka, Bogdanci dhe Demir Hisar.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 216.328 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 200.669 janë shëruar dhe 7.609 kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 8.050 raste aktive me COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco