Koronavirusi shkakton 75 vdekje në 24 orët e fundit në Greqi

Koronavirusi shkakton 75 vdekje në 24 orët e fundit në Greqi

17:00, 01/12/2021
A+ Aa A-

Autoritetet greke bënë të ditur se rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit janë 6196, nga të cilat 3 janë identifikuar pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 945 095. Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 690.

Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 550 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 140 janë të vaksinuar plotësisht.

Që nga fillimi i pandemisë, 3 530 pacientë janë larguar nga spitalet. Pranimet e pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit janë 507.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 75, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar një total prej 18 234 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco