Në Bosnje fryn erë lufte/ Dodik: Do më ndihmojnë Putini dhe Rusia

Në Bosnje fryn erë lufte/ Dodik: Do më ndihmojnë Putini dhe Rusia

10:42, 29/11/2021
A+ Aa A-

Lideri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, tha se nuk ndjehet i kërcënuar nga sanksionet që mund të vendosë Perëndimi ndaj tij. Duke folur për gazetën britanike Guardian, ai tha se nëse Perëndimi merr masa ndaj tij, do të kërkojë ndihmën e Vladimir Putinit dhe Kinës.

“Nuk jam zgjedhur që të jem një frikacak,” tha Dodik.

Lideri i serbëve të Bosnjes akuzohet se po nxit luftë në rajon, duke kërkuar ndarjen e Bosnje-Hercegovinës.

62-vjeçari, një figurë kryesore e politikës në Bosnje për 30 vite, dikur ishte i preferuari i Perëndimit. Por së fundmi, Uashingtoni, Londra, Berlini dhe Brukseli e kanë kërcënuar me sanksione nëse çon përpara planet për ndarjen e Bosnjes.

Megjithatë, Dodik tha se nuk është i shqetësuar pasi ka marrë oferta për investime nga Kina. Po ashtu ai tha se pret të takohet me Vladimir Putinin shumë shpejt.

“Do të shkoj te Putini. Ai do më thotë: me çfarë mund të të ndihmoj? Ai nuk më ka zhgënjyer kurrë”, tha Dodik, duke shtuar se edhe lideri kinez Xi Jinping i ka thënë se mund ta ndihmojë.

“Unë nuk jam një djalë i keq, por jam realist,” pati deklaruar Dodik më herët.

Prej kohësh Perëndimi është i shqetësuar për situatën në Bosnje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani29/11/2021 17:18

Eshte e padiskutueshme qe viti 2022 do te jete viti i ndryshimeve te medha! Bota perendimore ka deshtuar me stabilokracine kunder demokracise sidomos ne vendet e Ballkanit Perendimor, ku po instalohen demokratura per te mos thene diktatura apo regjime narko-mafioze-diktatoriale! Sot bota perendimore po vetevritet seps e po e vret me dashje dhe paramendim demokracine nepermjet plandemise kriminale globale te pagezuar me emrin e koduar COVID-19! Stabilokracia eshte karakteristike e regjimeve diktatoriale dhe fashiste! E vetmja zgjidhje ne Ballkanin Perendimor eshte shpreberja e Bosnje-Hercegocines, Malit te Zi dhe Maqedonise se Veriut dhe rikrijimi i shtetit te madh te Shqiperise duke i rikthyer dhe bashkuar trojet e veta etnike dhe rikrijimi i shtetit te Serbise! Kjo do te ndodhe patjeter, ndryshe ne Ballkanin Perendimor nuk do te kete kurre paqe, qetesi dhe demokraci! Ky proces shkrirje dhe bashkimesh, dhe krijimi i Shtetit te madh Shqiptar dhe shtetit te madh Serb do te perfundoje ne Dhjetor 2022 dhe zyrtarisht ne qershor 2023, me bekimin, mbeshtetjen dhe noterizimin e SHBA, Rusise dhe BE!!

Shto koment

Denonco