‘Vrava gruan’/ Emigranti shkon e dorëzohet në polici

‘Vrava gruan’/ Emigranti shkon e dorëzohet në polici

08:49, 29/11/2021
A+ Aa A-

Një tjetër vrasje me viktimë gruan ka tronditur Selanikun, në Greqi. Një 49-vjeçar nga Armenia vrau gruan e tij në Poliçni të Selanikut mbrëmjen e së dielës.

Pas vrasjes së bashkëshortes, ai ka shkuar i vetëm në polici dhe u tha atyre: ‘Djema vrava gruan time’. 49-vjeçari, sipas një raportimi të MEGA, ka kërkuar nga policia që të informojë djalin e tyre 20-vjeçar.

Policia vazhdoi rrugën që kishte sugjeruar atyre dhe gjeti gruan e vdekur në dhomën e gjumit me plagë të shumta me thikë në gjoks dhe këmbët. Thika është gjetur brenda shtëpisë dhe sot pritet autopsia për shkaqet e vdekjes së gruas.

Çështja është marrë në dorëzim nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut. Autori pritet të dërgohet sot në prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco