Në 24 orët e fundit, në Greqi janë shënuar 82 humbje jete si pasojë e Covid-19.
Shifrat e infektimeve vijojnë që të jenë tejet të larta, ku janë regjistruar 5870 raste me COVID-19.
Në intubim janë 641 pacientë që vijojnë luftën me sëmundjen që deri tani ka marrë miliona jetë në botë.
Rekordi i rasteve me COVID në Greqi është shënuar në datë 9 nëntor, 8613 të infektuar brenda 24 orëve.
Numri më i madh i vdekjeve nga virusi në një periudhë 24-orëshe është shënuar më 28 nëntor 2020, ku humbën jetën 121 pacientë. Greqia ka shtrënguar masat për të pavaksinuarit, por rastet janë ende të larta.
© SYRI.net