Shënohen 18 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Shënohen 18 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

20:49, 21/11/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.633 testime janë regjistruar 389 raste me coronavirus.

Prej rasteve të reja, 1789 janë në Shkup, 33 Manastir 33, Shtip 25, Kumanovë 20, Prilep 17, Ohër 15, Kavadar dhe Strumicë 14, Koçani dhe Gjevgjeli 11, Strugë 7, Tetovë dhe Veles 6, Negotinë dhe Demir Hisar 4, Kërçovë, Sveti Nikole, Resnjë dhe Dellçevë 3, Kriva Pallankë, Radovish, Vinicë, Probishtip dhe Kratovë 2 dhe 1 Demir Kapi.

Po ashtu janë regjistruar edhe 317 pacientë dhe kanë humbur jetën 18 persona, prej tyre shtatë janë nga Shkupi, nga dy në Vallandovë, Kavadar, Kriva Pallankë dhe nga një në Kumanovë, Strumicë, Sveti Nikole, Veles dhe Tetovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 212.220 raste, ndërsa prej tyre 196.249 janë shëruar dhe 7.436 kanë humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco