Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Aksident tragjik në Egnatia, shtatë emigrantë të vdekur dhe shtatë të plagosur

Aksident tragjik në Egnatia, shtatë emigrantë të vdekur dhe shtatë të plagosur

08:43, 19/11/2021
A+ Aa A-

Një aksident tragjik automobilistik  me shtatë të vdekur ka ndodhur në orët e para të së premtes në Egnatia Odos dhe më konkretisht  në përroin nga Komotini në Ksant në lartësinë e tarifave të reja të Lasmos.

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentin rrugor që ndodhi në orën 12.20 pas mesnate me një makinë  që transportonte emigrantë. Aksidenti me shumë fatalitet ka ndodhur kur mjeti në kushtet nën hetim është përplasur ashpër me një pikë pengese anësore në Egnatia Odos. Në vendngjarje ka shkuar njësia e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurit.

Të plagosurit janë marrë nga stacionet e EKAB-it dhe janë dërguar në spitalet e zonës.Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i të vdekurve, ndërsa policia vlerëson se bëhet fjalë për një transferim të paligjshëm të emigrantëve në brendësi të vendit. Në raportin e XanthiNeës.gr   thuhet më konkretisht se makina drejtohej nga një moldav, i cili me shpejtësi të tepruar, tentoi të dilte nga Egnatia në rrugën anësore dhe doli nga rruga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco