‘Cirk' në qeverinë e Zoran Zaev/ Pas thyerjes së dorëheqjes, pritet të ndryshojë 5 ministra

‘Cirk' në qeverinë e Zoran Zaev/ Pas thyerjes së dorëheqjes, pritet të ndryshojë 5 ministra

17:43, 18/11/2021
A+ Aa A-

Në deklaratën e anëtarit të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Stefan Bogoev informacionet e tij flasin për ndryshimin e pesë ministrave dhe një zëvendëskryeministri në qeverinë e Zoran Zaev.

“Patjetër që do të ketë diçka pasi që do të arrijmë me Alternativën. Një partner i mundshëm koalicioni për të hyrë me katër deputetë ka të ngjarë të marrë një ministër në qeveri. Cila ministri do të bëhet e ditur në mënyrë plotësuese.

Nuk duhet të ndërrohen më shumë se 1/3 e qeverisë, sepse pastaj bie qeveria. Informacionet e mia thonë se do të ndërrohen pesë ministra dhe mundësisht një zëvendëskryeministër, që të jetë rikonstruim”, theksoi ish-kryetari i Karposhit.

Sipas tij riorganizimi i qeverisë mund të përfshijë Alternativën e Afrim Gashit me katër deputetë që do ta zëvendësojnë Besën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco