Gjendet një person i vdekur në Shkup

Gjendet një person i vdekur në Shkup

21:08, 17/11/2021
A+ Aa A-

Siç njoftojnë nga policia, 31-vjeçari nga Shkupi, i cili është raportuar si i humbur nga qershori, sot është gjetur i vdekur.

Në Stacionin Policor në Draçevë sonte në orën 20:30 është denoncuar se në fshatin Draçevë, në rrugën e quajtur “Tri Krushi”, është gjetur një trup i pajetë.

Në trup, sipas policisë, nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa zyrtarët policorë në vendngjarje kanë vërtetuar se bëhet fjalë për V.D (31) nga Shkupi i cili nga 1 qershori është i humbur.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është çuar për autopsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco