Greqi/ 6 882 raste të reja dhe 87 viktima nga Covid

Greqi/ 6 882 raste të reja dhe 87 viktima nga Covid

17:32, 17/11/2021
A+ Aa A-

Në Greqi janë shënuar 6682 raste të reja me Covid, gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu kanë ndërruar jetë 87 persona, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në 17 012, që prej fillimit të pandemisë në shtetin grek.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 561, prej të cilëve 466 janë të pavaksinuar, ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 474 pacientë të rinj, ndërkohë që mesatarja e 7 ditëve të fundit është 421.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco