Përmbytet Bosnjë-Hercegovina/ Lumenjtë vërshojnë në rrethinat e kryeqytetit, evakuime në Sarajevë

Përmbytet Bosnjë-Hercegovina/ Lumenjtë vërshojnë në rrethinat e kryeqytetit, evakuime në Sarajevë

11:45, 07/11/2021
A+ Aa A-

Shumë zona të kryeqytetit dhe rajone të Bosnjë-Hercegovinës janë vërshuar nga ujërat si pasojë e reshjeve të dendura që vijojnë prej së enjtes. Bosnja po përjeton edhe rritje të rasteve me kovid ndërsa shirat do të prekin pacientët në spitale pasi kompania që prodhon oksigjen është përmbytur.

Shirat e vazhduar e përkeqësuan në fundjavë bilancin e përmbytjeve në Bosnjë-Hercegovinë dhe disa pjesë të shtetit ballkanik po qëndrojnë nën ujë.

Qindra godina në rrethinat e Sarajevës u zhytën që të premten si pasojë e reshjeve të shumta, të cilat shkaktuan erozion dhe detyruan evakuimin me barka në Rajlovac dhe në Osijek.

Autoritetet njoftuan se edhe Republika Sërpska po rrezikon të vërshohet nga lumenjtë e fryrë nga reshjet.

Shumica e kryeqytetit mbeti pa energji elektrike pak orë pas shirave të parë.

Aktiviteti u ndërpre edhe në një nga impiantet e vetme të certifikuara për prodhimin e oksigjenit mjekësor, aq shumë i nevojshëm për spitalet që trajtojnë pacientet më kovid-19, edhe prej normës së ulët të vaksinimit.

Shirat në Bosnjë filluan të enjten mbrëma dhe parashikimet janë që ato të vazhdojnë deri të dielën.

Situata ka rritur frikën për përsëritjen e përmbytjeve katastrofike të vitit 2014 kur u përmbyt një e treta e popullatës.

Ditët e fundit Bosnjë-Hercegovina kishte pasur ditë të pazakonta moti të kthjellët me temperatura mbi 20 gradë Celsius.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco