Opozita formon shumicën e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut: Kemi 61 deputetë

Opozita formon shumicën e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut: Kemi 61 deputetë

21:10, 05/11/2021
A+ Aa A-

Dorëheqja e Zoran Zaev si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së, pasi humbi zgjedhjet lokale, i ka hapur rrugë konfigurmeve të reja në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. 

Dhe duket se negociatat e partive të opozitës kanë dhënë rezultat. LSDM dhe BDI-ja e Ali Ahmetit kanë humbur shumicën në Parlamentin 120 vendësh, çka do të thotë se mund të kemi një qeveri të re ditët në vijim, me një front të gjerë të partive opozitare. 

Kanë qenë lëvizjet e fundit të partive politike që kanë sjellë surprizën me numrat në Kuvend.

VMRO, Aleanca për Shqiptarët (ASH), Lëvizja Besa dhe E Majta kanë krijuar shumicën e re parlamentare, pas një takimi të zhvilluar këtë të premte. 

Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar nga Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Arben Taravari. 

Ai deklaruar për mediat se tashmë koalicioni i ri i partive politike ka 61 deputetë në Kuvend, nga 120 që ka Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. 

Image

Jashtë koalicionit të ri qeverisës mbetet LSD e kryeministrit të dorëhequr Zoran Zaev dhe Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit. Këto dy forca politike qeverisën së bashku prej vitit 2017. 

Zoran Zaev dha dorëheqjen nga kryeministër dhe kryetar i LSDM disa ditë më parë, pasi forca e tij politike humbi zgjedhjet vendore, duke dorëzuar shumicën e komunave që drejtonte. Humbje pësoi edhe BDI në Tetovë dhe Gostivar, të njohura si bastionet e saj, ku fitues u shpallën përkatësisht kryetari i BESA, Bilal Kasami dhe mjeku Arben Taravari, Sekretar i Përgjishshëm i Aleancës për Shqiptarët, e Ziadin Selës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku05/11/2021 21:51

I lumtë Arben Karivarit që hodhi tuç Zaevin e E Dramës dhe Vuçiqirit me gjithë Sorosllop.

Shto koment

Denonco