Zaev jep dorëheqjen: Kryeministri i ri dhe qeveria e re në Shkup për dhjetë ditë

Zaev jep dorëheqjen: Kryeministri i ri dhe qeveria e re në Shkup për dhjetë ditë

10:17, 05/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri në largim Zoran Zaev po takohet me partnerët e tij të qeverisë në Shkup për të diskutuar se kush do ta pasojë atë, pasi ai duket se i qëndron vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen pas rezultateve të pafavorshme të zgjedhjeve të fundit komunale.

Sipas njoftimeve në Shkup, kandidatët pasardhës të Zaevit do të vijnë nga një rreth i ngushtë bashkëpunëtorësh që mbajnë poste kyçe në qeverinë aktuale. 

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në një artikull përkatës “sheh” zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Çështjeve Evropiane, Nikola Dimitrov si kryeministër të ri. 

 Nikola Dimitrov ishte ministër i Jashtëm në vitin 2018 kur nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë. 

Mbetet e diskutueshme nëse do të ketë ndryshime në përbërjen e kabinetit.

Dorëheqja e Zoran Zaefit do t'i dorëzohet zyrtarisht parlamentit në ditët në vijim, për të nisur procedurat e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco