Rriten infeksionet në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen 16 viktima nga Covdi-19

Rriten infeksionet në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen 16 viktima nga Covdi-19

17:05, 04/11/2021
A+ Aa A-

Në Maqedoninë e Veriut është shënuar një rritje e rasteve të reja me Covid, ku në 24 orët e fundit, nga 3029 testime të kryera në total, kanë rezultuar pozitivë 550 qytetarë.

Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup me 214 raste, Manastir 58, Kumanovë 30 etj.

Gjatë ditës së sotme është rritur ndjeshëm edhe numri i viktimave. Kanë ndërruar jetë 16 pacientë, 6 vetëm në Shkup, 3 në Kumanovë dhe nga 1 në qytete të ndryshme të vendit.

Ndërkohë janë shëruar edhe 390 pacientë. Në Maqedoninë e Veriut janë 7275 raste aktive me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco