Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi, shembet tavani i rremë në një shkolle fillore

Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi, shembet tavani i rremë në një shkolle fillore

10:39, 04/11/2021
A+ Aa A-

20 nxënës të klasës së 6-të të shkollës fillore në Pylaia të Selanikut kanë shpëtuar për mrekulli. 

Sipas informacioneve të thestival.gr, mëngjesin e sotëm është shembur i gjithë tavani fals i klasës.

Në momentin e ngjarjes fëmijët normalisht ishin në mësim. 

Megjithatë, pak para pushimit  mësuesja vuri re një çarje të çuditshme në çati dhe për këtë arsye i la fëmijët të dilnin 5 minuta më herët. 

Pak çaste më vonë, i gjithë tavani i rremë ra.

Mediat greke shkruajnë se punimet për izolimin e çatisë ishin kryer vitin e kaluar nga një punishte private.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco