Policia greke çmonton kartelin e drogës, kapen 10 kg 'Zonjë e bardhë'

Policia greke çmonton kartelin e drogës, kapen 10 kg 'Zonjë e bardhë'

10:01, 03/11/2021
A+ Aa A-

Një operacion i madh është kryer nga policia greke e cila ka çmontuar një nga kartelet e trafikimit të drogës në Athinë.

Sipas informacioneve të para nga prothema.gr deri më të tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa në një operacion në zonën bregdetare janë gjetur 10 kilogramë kokainë e pastër.

Rasti vlerësohet të jetë i rëndë pasi policia greke po tenton të zbulojë se si ka mbërritur kokaina tek grupi dhe më pas si është kanalizuar ‘zonja e bardhë’ për tek elitat athinase.

Gjithçka ka nisur nga një informacion që ka mbërritur në Prokurorinë e Drogës të Sigurimit të Atikës, e cila thoshte se persona të caktuar trafikojnë kokain me shumicë dhe kanë një biznes të madh me shumicë në zonën bregdetare. 

Gjatë kontrollit në magazina u gjetën 10 kilogramë kokainë.

Pronarit i magazinave, i cili është arrestuar, pretendon nëpërmjet avokatëve të tij se nuk di as më të voglën gjë se si droga ka përfunduar aty pasi shumë njerëz vijnë e shkojnë në zonë.

Analistët e sigurisë po përpiqen të deshifrojnë lëvizjet e kartelit përmes telefonatave, shënimeve dhe kontakteve, ndërkohë që po hetohet nëse në këtë rast janë përfshirë persona të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco