Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Ushtri e serbëve në Bosnje?! Diplomati gjerman vë alarmin në OKB se po rrezikohet paqja

Ushtri e serbëve në Bosnje?! Diplomati gjerman vë alarmin në OKB se po rrezikohet paqja

09:51, 03/11/2021
A+ Aa A-

I dërguari kryesor ndërkombëtar i paqes në Bosnje po paralajmëron se kombi i vogël i Ballkanit Perëndimor mund të përballet me "kërcënimin më të madh ekzistencial të periudhës së pasluftës" nëse komuniteti ndërkombëtar nuk i frenon kërcënimet e veprimeve separatiste nga serbët e Bosnjës.

Në një raport të planifikuar për dorëzim në Këshillin e Sigurimit të OKB këtë javë, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt tha se "perspektivat e ndarjes dhe konfliktit të mëtejshëm janë shumë reale," nëse udhëheqësi serb i Bosnjës dhe anëtari i presidencës trepalëshe të vendit Milorad Dodik tërheq trupat etnike serbe nga ushtria boshnjake dhe krijon një forcë të veçantë serbe të Bosnjës.

Këto lëvizje dhe kërcënime të tjera, nëse kryhen, "në fund do të minojnë aftësinë e shtetit për të funksionuar dhe për të kryer përgjegjësitë e tij kushtetuese," shkroi Schmidt, sipas fragmenteve të raportit të tij të përcjellë nga gazeta boshnjake, Klix.ba.

Schmidt, një diplomat i lartë gjerman, i quajti veprimet kërcënuese të Dodik "të barabarta me shkëputjen pa e shpallur atë". Ai tha se ato "rrezikojnë jo vetëm paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, por - nëse nuk marirn përgjigje nga komuniteti ndërkombëtar - mund të çojnë në prishjen e marrëveshjes" që i dha fund Luftës së Bosnjës në 1995.

Dodik u kundërpërgjigj të martën duke e hedhur poshtë raportin si "një pamflet propagandistik" që ishte shkruar për të "favorizuar myslimanët boshnjakë".

Dodik, i cili ka mbështetje të heshtur nga Rusia dhe aleatët në Serbi, kohët e fundit intensifikoi fushatën e tij, duke u zotuar se parlamenti i Republika Srpska do të deklaronte krijimin e ushtrisë së vet, autoritetit tatimor dhe agjencisë së inteligjencës deri në fund të nëntorit.

Ai ka kërcënuar se do të marrë kazermat e ushtrisë boshnjake të vendosura në Republika Srpska sapo të formohet ushtria serbe e Bosnjës. Ai tha se nëse Perëndimi përpiqet të ndërhyjë, ai do t'i thërriste për ndihmë "miqtë" serbë të Bosnjës, një referencë e dukshme për Serbinë dhe Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco