Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Greqi/ 4696 raste të reja dhe 38 viktima nga Covid

Greqi/ 4696 raste të reja dhe 38 viktima nga Covid

17:07, 30/10/2021
A+ Aa A-

Në Greqi janë shënuar 4696 raste të reja me COVID, duke shënuar rekordin më të madh ditor që nga fillimi i pandemisë në 24 orët e fundit.

Gjithashtu kanë ndërruar jetë 38 pacientë. Bashkë me ta shkon në 15,894 numri i viktimave në total. Mbi 95% e tyre raportohet të kenë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 404, mosha mesatare e të cilëve është 65 vjeç. Prej tyre 344 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 277 pacientë të rinj të infektuar me Covid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco