Covid në Greqi, shënohen 31 viktima në 24 orët e fundit

Covid në Greqi, shënohen 31 viktima në 24 orët e fundit

17:29, 28/10/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 2984 raste të reja me koronavirus.

Numri total i të infektuarve me Covid ka shkuar në 731 167 persona. Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj lajmëron se në orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, 31 vetë.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar15 801 viktima, 94,4% e të cilëve kishin sëmundje shoqëruese dhe ishin të grupmoshës mbi 70-vjeç.

Numri i pacientëve në intubim ka arritur në 391 persona, prej të cilëve 59,3% e tyre janë burra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco