Mesiç: Bosnje Hercegovina po futet në fazën ku duhet ndërhyrë që të mos kthehet lufta

Mesiç: Bosnje Hercegovina po futet në fazën ku duhet ndërhyrë që të mos kthehet lufta

10:59, 27/10/2021
A+ Aa A-

Ish-Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq për median boshnjake "Avaz" ka thënë situata aktuale në Bosnje e Hercegovinë dhe rajon i kujton atij fillimin e viteve fatale 1990, por se nuk do të ketë luftë. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë dhe të ndalojë anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

“Ai që nuk zbaton rregullat e lojës nuk mund të qëndrojë në lojë. Ai që nuk e njeh Bosnje e Hercegovinën nuk mund të jetë në politikë në Bosnjë”, tha Mesiq.

Ai shtoi se po llogariste te Dodik që ta "dozonte" politikën e tij radikale sipas nevojës dhe për aq kohë sa ai ndjente se komuniteti ndërkombëtar e toleron atë.

“Megjithatë, për një kohë të gjatë e toleruan sjelljen e tij dhe tani frenat kanë lënë vendin. Bashkësia ndërkombëtare ka përfaqësuesin e saj, i cili do t'i përmbahet Kushtetutës së BeH dhe Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”, tha Mesiq.

Sipas tij, ish-Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë Valentin Inzko nuk kishte mbështetjen e vendit të tij dhe komunitetit ndërkombëtar.

“Tashmë është e qartë se Bosnje e Hercegovina po futet në një fazë ku duhet të ndërhyjë në mënyrë që lufta e ftohtë të mos kthehet në një luftë të vërtetë. Kjo është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare, sepse ajo nuk duhet të rrezikohet, ajo nuk mund të shpërbëhet sepse do të ishte vdekjeprurëse për Evropën. Duhet ta ndalojnë, sepse çfarë do të thoshin tre milionë hungarezët që jetojnë në Rumani? Atëherë ata do të merrnin një pjesë të Rumanisë dhe do të bashkoheshin me Hungarinë. Shpërbërja e Bosnjes dhe Hercegovinës do të hapte kutinë e Pandorës në Evropë dhe kjo tashmë do të ishte një problem botëror”, tha Mesiq.

Miku i madh i shqiptarëve tha se arkitektura e Evropës përfundoi me pavarësinë e Kosovës.

“Me 100 mijë të vdekur kufijtë në Ballkan nuk arritën të ndërroheshin asnjë milimetër. Pra, si mendon dikush, sado të madhe ta ketë kokën, edhe një si Dodiku, ta bëjë këtë tani? Ai nuk mund të ketë sukses në atë që dështoi të bëjë Armata Popullore e Jugosllavisë dhe Sllobodan Millosheviqi”, tha Mesiq.

Ish-Presidenti i Kroacisë beson se situatën aktuale në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në rajon, do ta zgjidhë SHBA-ja, me ndihmën e Evropës.

“Kjo përpjekje për të destabilizuar Bosnjen he Malin e Zi duhet të ndalet”, shprehet kategorik Mesiq, shkruan Koha.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco