Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Mediat greke: ‘U thye mallkimi i Ali Pashës’, hapet pas 218 vitesh në Sul shtëpia e Llambro Xhavellës

Mediat greke: ‘U thye mallkimi i Ali Pashës’, hapet pas 218 vitesh në Sul shtëpia e Llambro Xhavellës

09:52, 25/10/2021
A+ Aa A-

Zjarri është ndezur sërish në shtëpinë e Llambro Xhavellës në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se pas më shumë se dy shekujsh, është thyer mallkimi i Ali Pashë Tepelenës i cili kishte thënë se kjo godinë nuk do hapej kurrë më.

Të dielën, u hapën dyert e kësaj godine ku janë vendosur objektet historike që ruheshin nga pasardhësit e Xhavellës.

Shiriti i inaugurimit është prerë nga zv/ministri i Mbrojtjes Alkiviadis Stefanis.

Konstantinos Xhavella, pasardhës i brezit të 8-të i Llambro Xhavellës theksoi: “Në këtë rrugëtim që familja jonë ka nisur 36 vite më parë, ajo ka dhënë shpirtin e saj mbi të gjitha  dhe do të bëhet një monument i mrekullueshëm i Sul dhe një pikë tërheqëse për çdo udhëtar të zonës. 

Në shtëpinë e Xhavellos çdo vit do të ekspozohen objektet e vjetra të familjes sonë”.

Në vitin 1985 pasardhësit eXhavellos, nisën përpjekjet për të rikthyer banesën stërgjyshore në formën e saj origjinale, me synimin për të “tymosur” sërish oxhakun e një shtëpie në Sul, duke “thyer” mallkimin e Ali Pashë Tepelenës.

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco