Shkëlqimi dhe rënia e gangsterit Veliko Belivuk/ Lidhjet e nëntokës serbe me pushtetin e Vuçiçit

Shkëlqimi dhe rënia e gangsterit Veliko Belivuk/ Lidhjet e nëntokës serbe me pushtetin e Vuçiçit

21:42, 23/10/2021
A+ Aa A-

Veljko Belivuk është akuzuar se qëndron në krye të një klani brutal të krimit, si pjesë e një klubi futbolli të Beogradit. Por ai ka edhe miq në nivele të larta.

Po t’i shohësh nëpër foto, dikush mund të imagjinojë që fotografi sa u ka thënë “Qeshni pak!”

Por ato buzëqeshje, nuk përputhen me skenën: dy burra të përkulur mbi trupin e një tjetri, një jetë që sapo është këputur në mes. Imazhi është një nga dhjetëra të tjera, të zbuluara nga prokurorët që po hetojnë çështjen për një nga të akuzuarit- lideri i një tifo-grupi i quajtur Veljko Belivuk.

I arrestuar në Shkurt, Belivuk akuzohet se ka drejtuar një bandë kriminale të lidhur me trafikun e drogës, rrëmbime, pastrim parash dhe vrasje.

Famëkeq për sjelljen e tij brutale, Belivuk ka kaluar pak kohë pas hekurave, një fakt që shumë e shpjegojnë me lidhjet e tij të dokumentuara mes bandës së tij kriminale dhe zyrtarëve shtetërorë të Partisë Progresiste të Serbisë.

Në fillim të këtij viti, Belivuk nuk është më i preferuari i partisë.

Faktet e zbuluara japin një panoramë të fuqisë dhe brutalitetit të krimit të organizuar në Serbi, fuqi që doli në pah në 15 Tetor me arrestimin e një ish zyrtari të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar për manipulimin e provave në një vrasje për të cilën Belivuk ishte akuzuar dhe më pas doli i pafajshëm.

Një akt-akuzë e ngritur në fund të Korrikut, e tmerrshme për t’u lexuar, por e mbajtur e fshehtë për shkak të lidhjeve politike në mbrojtje të Belivuk dhe të bashkëpuntorëve të tij prej vitesh.

Muskuj për partitë politike

Image

Sot 36 vjeç, Belivuk u rrit në Beogradin e viteve 90, kur Jugosllavia socialiste u shpërbë mes luftërash, ndërkohë që Serbia ishte peng i nacionalizmit. Në Beograd, të fortët që pozonin me armë ishin heronj të tabloidëve.

Në vitet 2000, ndërsa reformatorët ishin në luftë me trashëgimtarët e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, Belivuk u bë pjesë e botës së sigurisë private, që atëherë ishtë në lulëzim, duke u bërë pjesë e ish-luftëtarit serb, Dushan Panajotoviç.

Problemi i parë që pati me ligjin ishte në vitin 2007, kur Belivuk ishte në krye të kompanisë së sigurimit “Blaywatch”, një klub nate në Beograd. Ai u përfshi në një përplasje të dhunshme me dy të mitur.

Në 2008, prokurorët e akuzuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, por kur dëshmitarët ndryshuan deklaratat, akuza u ndryshua nga tentativë vrasjeje në plagosje të lehtë. Akuza e armëmbajtjes pa leje u rrëzuan në Mars të vitit 2016-8 vite pas ngjarjes- Belivuk u dënua me pesë muaj e gjysëm në burg, praktikisht duke e lënë të lirë për shkak të kohës që kishte kaluar në paraburgim.

Por deri atëherë, Belivuk ishte shndërruar në një lojtar të madh, kishte marrë në dorë frenat e klubit të futbollit Partizani i Beogradit që në 2013 bashkë me Aleksandër Stankoviç, i njohur si Sale Memeci dhe që do të vritej në vitin 2016.

Në vitin 2013, Belivuk me grupin e tij shkatërruan një lokal në Beograd në pronësi të Aleksandër Vaviç, lideri i tifo-grupit tjetër, i njohur si Alkatraz.

Fillimisht Belivuk ishte pjesë e tifo-grupit Ylli i Kuq, por më pas kishte krijuar grupimin e tij Jeniçerët, i njohur si një ndër më të dhunshmit në Beograd, anëtarët e të cilit operojnë si një bandë kriminale e përfshirë në trafik droge dhe me raste si “muskuj për partitë politike”.

Në vitin 2015, Jeniçerët u punësuan nga klubi i Partizanit për të mbrojtur tribunën VIP në stadiumin e Beogradit. Por më e rëndësishme se mbrojtja e tribunave ishte ruajtja e klubeve të natës. Kush kontrollon derën, kontrollon edhe lëvizjet e drogës në klub.

Trupi pa kokë 

Image

Në vitin 2016, u duk se Belivuk e kaloi cakun, kur një video e tij që sulmonte një person tjetër jashtë stadiumit të Beogradit u bë virale dhe emri i tij doli në të gjitha gazetat.

Kur u deklarua fajtor, Belivuk u dënua me një vit në arrest shtëpie, pa asnjë survejim elektronik. Por përpara se të niste gjyqi për këtë çështje, Belivuk u arrestua në lidhje me vrasjen e Vlastimir Millosheviç në janar të 2017. Ai u mbajt për 14 muaj në paraburgim dhe në maj të 2018 u shpall i pafajshëm për vrasjen. Gjyqtari tha se me provat që iu paraqitën kishte vetëm “dyshime të arsyeshme” që ai ishte i përfshirë në vrasje, por ato “nuk mjaftonin për të dhënë dënim”.

Telashet e Belivuk me ligjin, gjithsesi, nuk i ndalën bashkëpuntorët e tij të rekrutoheshin nga partia e Aleksandër Vuçiçit, SNS për të garantuar sigurinë në ceremoninë e inaugurimit të Vuçiçit si president i Serbisë në vitin 2017.

Nga fundi i vitit 2019, fillimi i 202, Jeniçerët ndryshuan emrin në “Princat”: por pavarësisht ndryshimit të emrit, ata ruajtën lidhjet me njerëzit e duhur, përfshirë edhe një shef policie dhe me sekretarin e përgjithshëm të qeverisë së Serbisë. Njëkohësisht edhe aktivitetet e Belivukut në jetën publike ishin në rritje.

Në fillim të viteve 2020, një video doli në rrjetet sociale tregonte Belivuk duke ngacmuar Rade Petroviç, lideri i një tifo-grupi rival të Partizanit. Petroviç dëgjohet të thotë se grupi i tij e kishte tradhëtuar Partizanin dhe se ai vetë ishte një p*dh.

Sado bujë që bëri kjo video, nuk ishte asgjë krahasuar me çfarë po ndodhte në të vertetë. Falë një hetimi nga agjensitë europiane, policia serbe mundi të ketë akses në Sky EEC, një aplikacion që Belivuk dhe bashkëpuntorët e tij e përdornin për të komunikuar me njëri tjetrin për të organizuar aktivitetet e tyre.

Në një nga mesazhet, Belivuk-apo “Soprano” siç emërtohej në komunikimet në Sky- dërgoi foton e trupit pa kokë të një tifozi të Partizanit, Goran Velickovic.

“Shiko zemra, Meksikë në mes të Beogradit hahaha” shkruajti ai duke iu referuar serisë së vrasjeve që përfshinë Meksikën që kur autoritetet i shpallën luftë karteleve të drogës 15 vite më parë.

Mbi trupin e Veliçkoviç ishte gëvishtur një sharje për një person i njohur si Korac. Filip Korac është lideri i bandës së trafikut të drogës në Malin e Zi, Skaljari, që ishte në luftë me një bandë tjetër malazeze Kavac. Sipas raportimeve, edhe Belivuk ishte bërë pjesë e Kavac.

Prokurorët thanë se Veliçkoviç ishte një nga shumë viktimat që ishin dërguar në një shtëpi në periferi të Beogradit, ishin torturuar dhe vrarë. Trupi i tij ishte copëtuar me një grirëse mishi dhe më pas ishte hedhur në lumë. Policia fjeti rreth 100 armë, mes të cilave automatikë, bomba, eksploziv dhe granata.

Banda gjithashtu kishte përdorur një bunker sekret në stadiumin e Partizanit për të fshehur drogë dhe armë. Mbetet e paqartë nëse menaxherët e klubit dinin gjë për këtë. 

Image

Miqtë në nivele të larta 

Akuza kundër Belivuk dhe bashkëpuntorëve të tij përmbajnë akte të tmerrshme. Por është thuajse asgjë përballë mbrojtjes politike që grupi gëzonte prej vitesh.

Gazetarë investigativë kanë dhënë prova bindëse për lidhjet mes bandës së Belivuk dhe atyre që drejtojnë Serbinë.

Në Korrik, Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe të Korrupsionit në Beograd, publikoi pjesë nga rrëfimi i Belivuk për prokurorët, ku ai pranon bashkëpunimin me shtetin.

Belivuk ka thënë se Vuçiç i kishte kërkuar t’i vinte nën kontroll koret kundër presidentit nga tifozeria e Partizanit gjatë ndeshjeve të futbollit, për të intimiduar protestuesit kundër qeverisë dhe të garantonte që një marshim i komunitetit gay të zhvillohej qetësisht.

Belivuk tha se e kishte takuar Vuçiçin personalisht në disa raste, një fakt që presidenti e kishte mohuar.

“Është normale, që kur ke një akuzë kundër teje, kur krimineli e sheh që çfarë po i ndodh, dhe jo vetëm kriminelët, por edhe vrasësit më të këqinj dhe kasapë, ata reagojnë në atë mënyrë që të dalin të palarë duke thënë se gjithçka është politike, për të pasur support politik nga disa media që janë të kapura politikisht” tha Vuçiç.

Krahu i djathtë i Belivuk, Marko Miljkoviç, pretendoi se ka takuar Ministrin e Brendshëm, Aleksandër Vulin, ashtu siç ka takuar edhe Vuçiçin, sipas Adria NeësMax. Edhe Vulin e ka mohuar këtë fakt.

Sipas akuzës, Bojan Hravitn, një bashkëpuntor i Belivuk që është kthyer në një të penduar të drejtësisë tha se Belivuk e kishte përshkruars ish- Ministrin e Brendshëm Nebojsa Stefanoviç si një njeri të rëndësishëm për të ardhmen e grupit.

Hrvatin gjithashtu tregoi edhe një polic si bashkëpuntor të bandës, me mbiemrin Papic, i cili në chatin e përbashkët të bandës mbante pseudonimin Sherifi. Ky dyshohet se është Goran Papiç, ish-shefi departamentit të krimit të organizuar në polici.

Papiç u arrestua në 9 Mars për pengim të hetimeve. Ai u lirua në Prill, ndërsa burimet thanë se ai kishte ndërhyrë gjatë marrjes në pyetje të Miljkovic, sipas urdhrave të Stefanoviç, dikur një aleat i ngushtë i Vuçiçit, deri kur partia në pushtet i kthehu krahët në fillim të këtij viti. Prokurorët e vunë nën akuzë ish shefin e policisë pak ditë më parë. 

Image

Birn ka raportuar më parë mbi lidhjet e grupit për një seri zyrtarësh të lartë të policisë. Edhe djali 23-vjeçar i Vuçiçit, Danilo është fotografuar disa herë në shoqërinë e disa prej anëtarëve të grupit Jeniçerët. Kur gazetarët e pyetën Vuçiçin për shokët e djalit të tij, Vuçiç tha se ata ishin thjesht tifozë të futbollit, jo kriminelë.

Por një prej tyre, që ka dalë në një foto bashkë e Danilon në një ndeshje në Rusi gjatë vitit 2018 sot është nën akuzë si bashkëpuntor i Belivuk dhe është dënuar për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe përfshirjen në shkatërrimin e kafenesë së Vaviç në Beograd.

Në 2017, një sindikatë e ushtrisë depozitoi një kallëzim kundër drejtuesve të ushtrisë serbe, në të cilën i akuzoi se persona të dyshimtë, jashtë ushtrisë, mes tyre edhe Belivuk, ishin lejuar të përdornin poligonet e qitjes duke përdorur armë dhe municione ushtarake për disa muaj me radhë gjatë vitit 2016.

Sipas Rrjetit të Raportimit të Krimeve dhe Korrupsionit, mes këtyre personave ishte edhe Nenad Vuçkoviç, një këshilltar special në krye të Xhandarmërisë dhe Novak Nediç, sekretari i përgjithshëm i qeverisë, që ishte edhe një nga anëtarët e bordit të Klubit të futbollit Partizani në vitet 2013-2014. Kallëzimi u rrëzua nga prokuroria.

Emri i Vuçkoviç del edhe në hetimet e sulmit të Belivuk në lokalin e liderit të tifo-grupit Alkatraz, por ai nuk u hetua asnjëherë zyrtarisht për këtë. Vuçkoviç është fotografuar edhe ndërsa përqafohet me Belivuk, në shkallët e stadiumit të Partizanit. Në qershor të këtij viti, Vladimir Vuletiç, ish zv.presidenti i Partizanit publikoi dokumenta sipas të cilave bunkeri që përdorte banda ishte dhënë nga një kompani e quajtur Mitona, e regjistruar në emër të Milorad Pushica, një anëtar i SNS-së, partisë që drejtohet nga Vuçiç.

Më pas në 15 Tetor, pasi gazetat shkruanin me tituj të mëdhenj për lidhjet e bandës së Belivukut me Dijana Hrkaloviç, një anëtare e SNS dhe sekretare e përgjithshme e ministrisë së brendshme, ajo u arrestua. Vuçiç tha se akuzat ndaj saj kishin të bënin me një vrasje për të cilën më herët Belivuk ishte shpallur i pafajshëm.

Burime tha se Hrkalovic e shfrytëzoi postin për të dhënë informacione konfidenciale për bandën për të prishur provat. Avokati tha se ajo ishte thjesht një “kokë turku” dhe sipas tij kishte pasur vetëm disa gabime administrative. 

Kur mbaron fati 

Image

Belivuk dhe Miljkoviç ju ndalua hyrja në territorin e Malit të Zi për arsye sigurie. Gjithsesi në fillim të këtij viti Belivuk arriti të shkoj në shtetin fshqinj, rruga e tij mesa duket ju sigurua nga disa oficerë policie të arrestuar në tetor me dyshimin për heqjen e ndalimit jashtë kanaleve zyrtare.

Raportet e mediave thonë se ai u takua në Mal të Zi me një burrë të quajtur Radoje Zvicer, një anëtar i rangut të lartë të klanit Kavac. KRIK ka raportuar se Belivuk ishte anëtar i klanit.

Gjatë kthimit të tij nga Mali I Zi në janar, Belivuk u ndalua për disa orë, teksa një numër personash u arrestuan në Mal të Zi me dyshimin se tentuan ta vrisnin.

Disa ditë më vonë, në orët e para të mëngjesit të 4 shkurtit, Belivuk u arrestua në rrugë pas akuzave sepse mund të shkatrronte provat. Deri në atë pikë, ai ishte nën mbikëqyrje për muaj të tërë.

Më 30 korrik, Belivuk dhe 29 bashkëpunëtorë u akuzuan.

Belivuk akuzohet personalisht për pesë akuza për vrasje të rëndë, prodhim I paligjshëm, mbajtje dhe trafik të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, rrëmbim dhe prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike. Prokurorët e krimit të organizuar njoftuan më 19 tetor se ata po hetonin gjithashtu grupin për një vrasje të gjashtë.

Belivuk mbetet në paraburgim./ Ivana Jeremiç për Balkaninsight/ Lapsi/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco