Rasti 'Kavala' dhe Soros/ Erdogan shpall ‘non grata’ 10 ambasadorë perëndimorë

Rasti 'Kavala' dhe Soros/ Erdogan shpall ‘non grata’ 10 ambasadorë perëndimorë

16:53, 23/10/2021
A+ Aa A-

Dhjetë ambasadorë perëndimorë që kishin firmosur një thirrje për lirimin e filantropistit anti-Erdogan, Osman Kavala do të shpallen ‘non grata’ nga Turqia.

'Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti turk', raporton agjencia italiane Ansa. 

“Kam urdhëruar ministrin tonë të jashtëm që të shpallë persona 'non grata' këta 10 ambasadorë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdogan, duke paralajmëruar dëbimit e diplomatëve të huaj.

Në mesin e diplomatëve të përfshirë janë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë. 

Shkak për vendimin e Erdogan është bërë qëndrimi i ambasadorëve të huaj të cilët kërkojnë me këmbëngulje lirimin e biznesmenit turk, Osman Kavala. 

Kavala është një sipërmarrës i njohur dhe filantrop, i cili qëndron i burgosur prej vitit 2017, pas protestave në parkun 'Gezi' të vitit 2013 dhe trazirat që pasuan më tej. 

Të hënën, ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë kërkuan në një deklaratë të përbashkët lirimin e Kavalës.

Erdogan reagoi ashpër pas kësaj deklarate, teksa kthehej nga një vizitë në Afrikë, lidhur me deklaratën e 10 ambasadorëve për thirrjen për lirimin e filantropistit të burgosur.  

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në avionë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri, duke e cilësuar Kavalën, i cili është njeri i Xhorxh Sorosit, si terrorist.

Erdogan tha: "Ajo që është Soros në komunitetin ndërkombëtar, është rasti "Kavala"".  

Presidenti turk përmendi se Soros ka ndërhyrë në disa vende të rajonit mes tyre edhe në Shqipëri. 

Duke u shprehur se këta emra po përpiqen të tundin vendin që duan me para, Erdogan tha: "Tani po hyn edhe djali i Soros. Ai është si babai i tij. Ato duhen ndjekur me shumë kujdes. Për shembull, ata po përpiqen të depërtojnë në Ballkan, të frikësojnë Ballkanin. Natyrisht, ne nuk do t'u japim atyre një mundësi, ata nuk duhet të jenë. Ata bëjnë gjëra të ngjashme në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, kudo. Prandaj, ne duhet ta vendosim atë nën vetëdijen tonë një herë. Elhamdulilah, ne si Turqi jemi të fortë dhe nuk mund të depërtojnë tek ne. Ka një rënie serioze të numrit të terroristëve. ‘Ne do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit me të njëjtën vendosmëri", tha ai.

Ndërkohë, edhe Ministria e Jashtme turke ka thirrur ambasadorët e lartpërmendur, duke i akuzuar shtetet për ndërhyrje në drejtësinë turke. Në një deklaratë, diplomacia turke shtoi: "Një grup ambasadorësh në Ankara, të cilët mbrëmë dhanë një deklaratë të përbashkët, në kundërshtim me praktikat diplomatike, në lidhje me një çështje që po zhvillohet në vendin tonë, janë thirrur në Ministrinë e Punë të Jashtme, mëngjsin e sotëm". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco