Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Sërisht të shtëna me armë, çfarë po ndodh në Greqi?

Sërisht të shtëna me armë, çfarë po ndodh në Greqi?

10:15, 23/10/2021
A+ Aa A-

Pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi ku gjashtë policë mbeten të plagosur është regjistruar sërisht një incident i ri në shtetin fqinj.

Mëngjesin e sotëm në zonën e Kifisisë sipas mediave greke dy punonjës të një kompanie gazi kanë mbetur të plagosur.

Një burrë ka vajtur në një pikë karburanti dhe ka protestuar ashpër ndaj punonjësve për rritjen e faturës së gazit.

Më pas ai ka nxjerrë armën, ka qëlluar ndaj tyre dhe ka ikur.

Njeri prej të plagosurëve ka marrë një plumb në bark ndërsa tjetri në shpinë.

Të dy u transferuan në spital, ku njëri është në gjendje të rëndë.

 Autori tashmë është arrestuar.

Në shtëpinë e tij u gjetën armë, ndërsa vlerësimi i parë është se ai është me probleme psikologjike. Në shtëpi ishte edhe nëna e tij e shtrirë në shtrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco