Glyka Nera: Zbulimi bombë nga një mik Babis Anagnostopoulos në emisionin ‘Dritë në tunel’

Glyka Nera: Zbulimi bombë nga një mik Babis Anagnostopoulos në emisionin ‘Dritë në tunel’

08:05, 23/10/2021
A+ Aa A-

Një mik i pilotit ka thyer heshtjen dhe ka zbuluar në emisionin grek invistigativ ‘Dritë në tunel’ fakte të panjohura deri më tani për rastin e shumë përfolur të Glyka Nerës.

Sipas mikut të pilotit, Babis kishte një lidhje me një grua të martuar dhe ndërkohë që ai ishte me Carolinën.

“Kisha parë disa gjëra që Babisit nuk i pëlqenin, si ajo me të dashurën e tij. Dmth një 30 vjeçar tani dilte të bënte reklamë se “ja, po shkoj me atë që është e martuar dhe jam i dashuruar”. Ai duhet të ketë pasur marrëdhënie paralele me Caroline dhe tjetrën ” është shprehur dëshmitari.

Më pas ai foli për martesën e mikut të tij me Carolinën, por edhe për fundin tragjik të saj.

“Gjithçka i ndodhi Carolines krejt papritur dhe me nxitim. U tronditëm të gjithë. Ai u martua me të në Portugali. Askush nuk dinte asgjë. Pyes veten nëse ai nuk donte të linte shumë hapësirë ​​për shkak të gruas tjetër dhe bënte gjithçka fshehurazi, për të mos e provokuar atë. Tjetra u befasua sepse e mësoi atë nga mediat sociale, "shtoi ai.

“Babisi është një fëmijë i papjekur, joserioz. Ai ka psikologjinë e tij, por ok, të arrish një krim të tillë dhe ta drejtosh në këtë mënyrë? “Të përdorë fëmijën e vet, të vrasë qenin, ta varë dhe të tallet me nënën e saj?” u shpreh dëshmitari..

Kur u pyet nga një gazetar nëse Babis kishte kaluar teste psikometrike, shoku i pilotit u përgjigj:

“Po bëjnë një test me psikiatri G.N.A. në Qendrën e Mjekësisë së Aviacionit. Por kjo nuk thotë asgjë. Pas pesë vjetësh, ai mund të jetë çmendur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco