Krim brutal në Greqi: 20 vjeçari vret nënën e tij me thikë

Krim brutal në Greqi: 20 vjeçari vret nënën e tij me thikë

10:04, 22/10/2021
A+ Aa A-

Një 20 vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke pas vrasjes së nënës së tij , është dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Atikë , ku ka rrëfyer dhe pranuar krimin.

Faktet e zbardhura pas hetimeve të policisë për vrasjen e 55 vjeçares, brenda shtëpisë së saj në Egaleo janë tronditëse shkruajnë mediat helene.

Sipas informacioneve të mbledhura nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Atikës Perëndimore, gruaja ka pasur zënka të shpeshta me djalin e saj 20-vjeçar.

Burime policore kanë bërë të ditur për Newsbomb.gr se i riu dyshohet se e kërcënonte shpesh nënë e tij me frazën: Do të të vras.

Por së fundmi këto grindjet ishin intesifikuar pasi 20 vjeçari ka shfaqur sjellje agresive e cila mund të jetë dhe për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike.

 Familja me pesë fëmijë, thuhet se kishte të ardhura të ulëta dhe është përballur me probleme serioze. 

Babai me origjinë nga Pakistani nuk jeton.

Një fqinj i viktimës është  shprehur:

''Babai i fëmijëve nga Pakistani ka kohë që ka ndërruar jetë. Nëna e tyre merrte vetëm një ndihmë ekonomike për shkak të aftësisë së kufizuar e cila kohët e fundit dhe ishte ulur. Djali i madh mbante familjen dhe grindjet ishin të përditshme’.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco