Jugu i Kretës trondit sërish nga një tërmet tjetër 4.5 ballë

Jugu i Kretës trondit sërish nga një tërmet tjetër 4.5 ballë

14:43, 21/10/2021
A+ Aa A-

Një tërmet i ri goditi të enjten fshatin e vogël Arkalohori në Kretën jugore, ku shumë banorë ende jetojnë në tenda pasi një dridhje më e madhe që goditi më 27 shtator, vrau një person dhe plagosi 20.

Instituti Gjeodinamik në Athinë tha se tërmeti kishte një magnitudë paraprake prej 4.5 ballë dhe ndodhi në orën 11.12 të mëngjesit me orën lokale, dy kilometra në jugperëndim të fshatit.

Ishte i fundit në një seri tërmetesh të regjistruara në rajon pas ngjarjes së 27 shtatorit dhe u ndje në rajonin më të gjerë të Kretës lindore.

Vetëm të enjten, instituti regjistroi dridhje prej 3,1; 2.7; 3.4; 3.7 dhe 3.1 të shkallës Rihter midis orës 11 dhe 12.30 pasdite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco