Tërmete në Kretë, natë me aktivitet intensiv: Dridhje e re 4.3 Rihter në agim

Tërmete në Kretë, natë me aktivitet intensiv: Dridhje e re 4.3 Rihter në agim

08:07, 20/10/2021
A+ Aa A-

Greqi -  Nga e marta në mbrëmje deri sot herët në mëngjes, shtatë dridhje sizmike me magnitudë më shumë se 3 Rihter janë regjistruar në ishullin e Kretës në Greqi.

Dita e mërkurë filloi në Kretë me një dridhje të re sizmike me magnitudë 4.3 Rihter. Tërmeti, sipas laboratorit sizmologjik të Universitetit të Athinës , u regjistrua 33 kilometra në juglindje të Heraklion dhe ishte në thellësnë 10 kilometra. Tërmeti u ndje kryesisht në Kretën Lindore.

Përveç kësaj dridhjeje sizmike, dymbëdhjetë orët e mëparshme regjistruan aktivitet intensiv sizmik, pasi nga e marta në mbrëmje deri herët në mëngjes janë regjistruar një sërë dridhjesh që disa u bënë më shumë dhe të tjerat më pak të ndjera.

Në orën 21:48 ra një tërmet me magnitudë 3.2 , në orën 23:14 një tjetër dridhje 3.5 Rihter, ndërsa rreth dhjetë minuta para një pas mesnate u regjistrua një dridhje 3.2 Rihter . 

Aktiviteti sizmik vazhdoi me një dridhje prej 3.4 Richter në 4:29 ndërsa dy minuta më vonë, në 4:31 u regjistrua një dridhje tjetër prej 3.3 Richter. 

Pas tërmetit 4.3 të shkallës Rihter në mëngjes, një dridhje tjetër me magnitudë 3 pasoi në 6:50 .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco