Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Përmbytet Greqia, Korfuzi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

VIDEO/ Përmbytet Greqia, Korfuzi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

19:08, 14/10/2021
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Greqi.

Për shkak të motit të keq që ka prekur ishullin, Korfuzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis njoftoi se është nisur për në Moraitika për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar për shkak të përmbytjeve të mëdha.

Ndërsa në të gjitha pikat rrugore të konsideruara si të “rrezikshme” janë marra masa emergjente nga Policia Rrugore.

Mbrojtja Civile iu rekomandon drejtuesve të mjeteve që të ndjekin udhëzimet e policisë dhe të shmangin zonat problematike, shkruajnë mediat greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco