Nikolla Gruevskit, pas 6 ditësh, i përfundon azili politik në Hungari

Nikolla Gruevskit, pas 6 ditësh, i përfundon azili politik në Hungari

14:28, 14/10/2021
A+ Aa A-

Shkup, 14 tetor – Ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, këtë muaj i përfundon azili politik të cilin e fitoi në Hungari, e ku po jeton prej tre vitesh.

Ai më 20 tetor 2018 në Fb pati informuar se ka fituar azil politik ndërsa sipas rregullave të shtetit të Hungarisë dhe pas tre vitesh i bëhet revizion i vendimit. Hungaria tani përsëri duhet të vendosë nëse do t’ia vazhdojë azilin Gruevskit apo jo.

Gjithsesi, sipas të gjitha gjasave, Hungaria përsëri do t’ia vazhdojë azilin politik Gruevskit duke patur parasasyh miqësinë e ngushtë që e kanë ai dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban.

Gruevski para tre vitesh iku nga Maqedonia që të mos e kryejë dënimin prej dy vitesh me burg për rastin “Tanku”.

Ai kaloi përmes Shqipërisë, Malit të Zi e Serbisë dhe doli në Budapest, ndërkohë që Prokuroria maqedonase ende po heton për ikjen e tij. Deri tani nuk ka dëshmi të mjaftueshme për ngritje të padisë për këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco