VIDEO/ Shpërthejnë bombolat e gazit në një restorant në Mikonos, marrin flakë dhe makinat në rrugë

VIDEO/ Shpërthejnë bombolat e gazit në një restorant në Mikonos, marrin flakë dhe makinat në rrugë

22:38, 13/10/2021
A+ Aa A-

Ishulli i VIP-ave është përfshirë nga një zjarr i madh, i cili ka shpërthyer në një restorant në Ornos, Mykonos.

Sipas mediave greke, zjarri shpërtheu në restorantin “Progress” në zonën Korfos ku për disa orë mbizotëronte paniku dhe një re e madhe tymi mbuloi zonën.

Zjarrfikës të shumta shkuan në zonë për të shuar flakët, ndërsa raportohet se nga zjarri pati edhe disa shpërthime të bombolave të gazit që ishin brenda restorantit.

Siç shihet nga pamjet, zjarri mori përmasa të mëdha dhe u përhap edhe në makinat jashtë restorantit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco