Krimi në Glyka Nera: përfundojnë hetimet, kamera dhe telefoni i Babis Anagnostopoulos 'folën'

Krimi në Glyka Nera: përfundojnë hetimet, kamera dhe telefoni i Babis Anagnostopoulos 'folën'

14:20, 13/10/2021
A+ Aa A-

Hetimi për rastin e Glyka Nerës ka përfunduar dhe tani çështja pritet t’i caktohet një prokurori i cili do të propozojë referimin ose jo të gjykimit të 33-vjeçarit Babis Anagnostopoulos.

Rrjedhimisht, nuk ka asnjë përfshirje të një personi të dytë ose bashkëpunëtori në rastin me të dhënat e deri tanishme.

Nga informacionet e fundit që hetuesi priste nga telefoni dhe nga llogaria e bankare e Babis nuk doli asnjë provë për një hetim të mëtejshëm.

Në veçanti, nuk doli asgjë nga telefonatat e bëra atë natë dhe as kompania kineze nuk iu përgjigj kurrë kërkesës së hetuesit për kartën e kamerës të dërguar për shqyrtim.

Ndërsa nga sekreti bankar duket se ka pasur transaksione të shumave të ulëta në kartat e 20-vjeçares Caroline dhe pilotit 33-vjeçar, për shpenzimet e shtëpisë.

Kujtojmë që Babis Anagnostopoulos u arrestua qershorin e këtij viti pasi vrau bashkëshorten e tij Caroline Crouch.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco