I rikthehet kanceri, politikania greke tërhiqet nga gara për kreun e partisë

I rikthehet kanceri, politikania greke tërhiqet nga gara për kreun e partisë

11:47, 13/10/2021
A+ Aa A-

Athinë - Presidentja e Lëvizjes për Ndryshim e qendrës së majtë (KINAL), zonja Fofi Gennimata, u shtrua në spitalin Evangelismos të Athinës të hënën në mbrëmje me probleme në zorrë, ç’ka e shtyu atë të tërhiqej nga gara për drejtimin e partisë, që është aktualisht në proces.

Spitali tha në një njoftim se pas ekzaminimeve të shumta mjekësore u zbulua se gjendja e zonjës Gennimata kishte ardhur për shkak të një rikthimi të sëmundjes së saj themelore, kancerit.

"Përkeqësimi i shëndetit tim, i cili kërkon shtrim në spital dhe kurim, më detyron të mos marr pjesë si kandidate në procesin zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit të Lëvizjes për Ndryshim," tha znj. Gennimata në një deklaratë.

“Si Presidente deri në zgjedhjen e një lidershipi të ri, por edhe si anëtare e Parlamentit më pas, përparësia ime mbetet uniteti dhe perspektiva e partisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco