VIDEO/ Kreta tronditet sërisht nga një tërmet 6.2 ballësh

VIDEO/ Kreta tronditet sërisht nga një tërmet 6.2 ballësh

11:34, 12/10/2021
A+ Aa A-

Ishulli i Kretës, Greqi është goditur sërisht nga një tërmet i fortë, pas ngjarjeve të fundit.

Tërmeti ishte i magnitudës 6.2 i shkallës Rihters sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra u regjistrua 30 kilometra në juglindje të Zakros, me një thellësi prej 5 kilometrash.

Thellësia vlerësohet se ishte pesë kilometra duke shkaktuar lëkundje të forta.

Sipas kryebashkiakut të Sitia, George Zervakis, dridhja e fortë sizmike ka shkaktuar dëme. 

Sipas tij, edhe bashkia e qytetit ka treguar çarje nga tërmeti i fortë.

Kreta prej dy javësh vijon që të goditet nga lëkundje sizmike, por ajo që u regjistrua sot ishte më e forta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco