Tronditet Selaniku, për katër vite me radhë një 51 vjeçar përdhunonte mbesat e tij dhe i filmonte

Tronditet Selaniku, për katër vite me radhë një 51 vjeçar përdhunonte mbesat e tij dhe i filmonte

10:50, 12/10/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Selanikun, Greqi.

Një rast i ri abuzimit seksual të të miturëve nga xhaxhai i tyre është zbuluar së fundmi.

Makthi i fëmijëve filloi në vitin 2009.

Ata janë tre vajza, prindërit e të cilëve i lanë tek gjyshërit e tyre që jetonin në Selanikun lindor, në mënyrë që të shkonin në punë.

Aty jetonte edhe xhaxhai 51-vjeçar i fëmijëve, i cili sa herë që të gjithë ishin jashtë shtëpisë gjente rastin dhe dhunonte fëmijët e mitur. 

Por më e tmerrshmja ishte se ai filmonte veprimet e tij të sëmura shkruan media greke Prothema.gr.

Në atë kohë, ata ishin respektivisht vetëm 3, 5 dhe 6 vjeç !

Një nga fëmijët i cili sot është 18 vjeç ka denoncuar të gjiëth tmerrin që përjetoi nga xhaxhai i saj gjë që bëri që ndaj 51 vjeçarit të ngrihet një çështje nga punonjësit e policisë të Departamentit të Mbrojtjes së të Miturve për marrëdhënie seksuale me një të mitur me pagesë, pornografi për fëmijë, akte seksuale me të mitur, abuzim me të miturit dhe cenim i dinjitetit seksual.

Konkretisht, sipas ankesës përkatëse të 18-vjeçarit, periudha e lartpërmendur nga viti 2009 deri në 2013, ndodhte në një apartament ku ai jetonte në Selanikun lindor, kryente vazhdimisht akte seksuale ndaj tre mbesave të tij të vogla, duke ofruar shpërblime të ndryshme materiale. 

Gjatë kontrollit, nëbanesën e 51 vjeçarit janë gjetur dhe konfiskuar 2 hard disqe, njëri prej të cilëve ishte fshehur me kujdes, një celular dhe një kartë SIM.

Nga kërkimi i mëtejshëm në vend i provave dixhitale, u gjetën një numër dosjesh (foto dhe video) të pornografisë së fëmijëve.

Provat digjitale të konfiskuara do t'i dërgohen Departamentit kompetent të Nën-Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike të Greqisë Veriore për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik. 

51-vjeçari ka pranuar pranë Autoriteteve veprimet e tij monstruoze dhe procedurat ligjore pritet të ndiqen tani e tutje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco