FOTO/ Moti i keq në Greqi, përmbytje dhe dëme të pallogaritshme

FOTO/ Moti i keq në Greqi, përmbytje dhe dëme të pallogaritshme

10:22, 11/10/2021
A+ Aa A-

Përmbytje intesive janë shkaktuar nga shirat dhe stuhitë që solli moti i keq në Greqi, i cili është progres në ditën e pestë.

Problemet më të mëdha gjendet në zonat e Evisë, Pelionit dhe Larisës.

Banorët e Evisë të goditur dhe nga zjarri që përfshiu shtetin fqinj verën që lamë pas, moti i keq ka shkaktuar dëmë të mëdha.

Problemet më të mëdha vërehen në frontin bregdetar të Agia Anna në Vasilika dhe Psaropouli , me qindra shtëpi të përmbytura, rrugë të dëmtuara, ura të rrëzuara dhe probleme në rrjetin e furnizimit me ujë dhe prodhimet.

Probleme serioze gjenden edhe në rajonin e Thesalisë, me rrëshqitje toke në Agia Larissa dhe Pelionin Lindor.

Agia e Larisës në veçanti po përballet me një problem serioz me rrugët që kthehen në lumenj dhe rreth 30 shtëpi janë përmbytur. 

Rajoni madje lëshoi ​​një raport emergjence të motit për një valë të re të motit të keq në orët në vijim dhe të hënën.

Në të njejtën kohë Pelioni lindor dhe jugor u shndërruan në një fushtë të madhe me baltë, pas shirave të dendur të orëve të fundit.

Siç shihet nga fotot, balta ka mbuluar një pjesë të madhe të Platanias në Pelionin e Jugut.

Buletini i Jashtëzakonshëm i përkeqësimit të motit mbetet në fuqi dhe sipas parashikimeve stuhi të forta, me nivele të larta të reshjeve dhe në disa raste breshër, priten në 24 orët e ardhshme në zonat e Peloponezit dhe Evisë Veriore.

 Efektet do të shtrihen në Sterean qendrore dhe Thesalinë perëndimore dhe pritet të dobësohen deri në mesditë në perëndim dhe qendror dhe deri në pasdite në Maqedoni.

Sipas parashikimeve të fundit, moti në Greqi do të shfaqë një përkeqësim të ri nga e enjtja.

Image

Image

Image

Image

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco