Festë më të ngrëna e të pira, ‘paguajnë’ me euro false, por e pesojne keq të rinjtë në Greqi

Festë më të ngrëna e të pira, ‘paguajnë’ me euro false, por e pesojne keq të rinjtë në Greqi

09:46, 10/10/2021
A+ Aa A-

Dy të rinj të moshave 24-vjeç në Greqi janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë shkuar në një lokal me kartëmonedha false.

Mediat greke bëjnë me dije se ata janë ulur në tavolinë duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit.

Në momentin kur duhet të paguanin ata i dhanë kamarierit tre kartëmonedha 50 euro me tregues të dukshëm se ishin false.

Drejtuesit e lokalit thirrën policinë, ndërsa të rinjtë u vunë në pranga me akuzën e mashtrimit me anë të kartëmonedhës së falsifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco