Masakroi gruan, vrasësi flet nga burgu: Jam penduar, kam merak për edukimin e fëmijës tim

Masakroi gruan, vrasësi flet nga burgu: Jam penduar, kam merak për edukimin e fëmijës tim

10:38, 08/10/2021
A+ Aa A-

Ka kaluar gati gjysmë viti nga vrasja brutale e Karolain nga burri i saj, Babis Anagnostopoulos, në shtëpinë e tyre në Glyka Nera të Greqisë, ndërsa e ardhmja e vajzës së tyre njëvjeçare, Lydia, është një çështje vendimtare.

Babis Anagnostopoulos, përmes avokatit të tij foli për televizionin greke MEGA, ku deklaroi se ishte i interesuar për fatin e vajzës së tij.

"Jam penduar për veprën time. Unë nuk dua asnjë mosmarrëveshje ligjore mbi kujdestarinë e Lydia. Unë jam i interesuar për fëmijën tim dhe edukimin e saj të duhur," u shpreh ai.

Kujdestaria për Lydian iu dha dje (7 tetor) prindërve  të Karolain,  Susan dhe David deri në pritje të vendimit përfundimtar ndërsa do të monitorohet nga psikologët për fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco