Maqedoni e Veriut/ 393 raste të reja dhe 25 viktima nga Covid-19

Maqedoni e Veriut/ 393 raste të reja dhe 25 viktima nga Covid-19

17:34, 07/10/2021
A+ Aa A-

Në Maqedoninë e Veriut janë kryer 2.974 teste dhe janë regjistruar 393 raste të reja me Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 397 pacientë.

Betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe 25 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6783.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.846 raste, prej të cilëve 176.278 janë shëruar. Aktualisht në vendin tonë janë 10.785 raste aktive me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco