Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Bashkëpunëtorët e Ramës në dyert e SPAK

Presidenti kroat, Ana Bërnabiqit: Ne jemi në BE, po Serbia, kur?

Presidenti kroat, Ana Bërnabiqit: Ne jemi në BE, po Serbia, kur?

14:32, 05/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç iu referua deklaratës së kryeministres serbe Ana Bërnabiq në Mostar, se ajo nuk është Kryeministre e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, në një kundërpërgjigje ndaj Milanoviç i cili kishte thënë paraprakisht se është President edhe i kroatëve në Bosnje e Hercegovinë.

Milanoviç tha se nuk i dëgjon deklaratat e Kryeministres serbe ose, siç tha ai, “të sajat ose ndonjë prej heronjve të epokës së keqe”, shkruan Gazeta Express.

“Ne jemi në BE, ata nuk janë. Nëse vazhdojnë kështu, pyetja është se kur do të ndodhë?”, tha Milanoviç kur u pyet për të komentuar deklaratën e Ana Bërnabiç.

Dje në Mostar, Bërnabiç u pyet nëse është Kryeministre e serbëve që jetojnë në Bosnje e Hercegovinë, pasi Milanoviç tha se është President edhe i kroatëve atje.

“Nuk e shoh kështu. Deklarata e Milanoviç ishte e pabesueshme për mua dhe ishte e pabesueshme që nuk pati reagime, madje as nga Bashkimi Evropian. Unë jam kryeministre e Serbisë dhe pozicioni im ka një homolog në Bosnjë e Hercegovinë", tha Bërnabiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco