Qeni arrakat i Mitsotakis ndërpret konferencën për shtyp: Integrimi i rajonit në BE...'ham ham ham'!

Qeni arrakat i Mitsotakis ndërpret konferencën për shtyp: Integrimi i rajonit në BE...'ham ham ham'!

10:09, 01/10/2021
A+ Aa A-

Athinë  - Qeni arrakat me emrin Kikirik është takuar me disa udhëheqës evropianë vizitorë që kur u bë qeni më i rëndësishëm i Greqisë në prill.

Të enjten, ai vendosi t'i bënte vetes një hyrje edHe më triumfale - duke ndërprerë papritur një konferencë shtypi që po mbahej nga kryeministrat e Greqisë dhe të Sllovakisë.

Kryeministri grek Kyriakos Mistotakis po shprehte mbështetjen për përpjekjet e fqinjëve ballkanikë të vendit për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe ngriu për një çast pasi një "Ham ham" nga Kikiriku po dëgjohej tek lehte me zë të lartë disa metra larg në rezidencën zyrtare të kryeministrit grek.

"Ky është qeni që ne adoptuam kohët e fundi dhe shpesh është mjaft i gjallë", tha Mitsotakis, duke iu drejtuar Kryeministrit të Sllovakisë Eduard Heger, i cili qeshi ndërsa dëgjonte përmes një përkthyesi.

"Kjo është hera e parë që ai ndërhyn gjatë një konference për shtyp. Zakonisht, ai thjesht i përshëndet mysafirët në derë dhe është më i sjellshëm," tha Mitsotakis./ar.sh/SYRI.NET

Kryeministri i Sllovakisë e përkëdheli Kikirikun, që i hyri mu në mes të konferencës për shtyp.

Image

 

Image

Kikiriku në zyrat e Kryeministrit Mitsotakis:

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco