Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

Aleksandar Vuçiç shfaq probleme me shëndetin, shtyn të gjitha takimet

Aleksandar Vuçiç shfaq probleme me shëndetin, shtyn të gjitha takimet

09:44, 29/09/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shfaqur probleme shëndetësore dhe mjekët i kanë rekomanduar pushim.

Lajmi konfirmohet nga këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviç, e cila thotë se presidenti ka shtyrë të gjitha takimet për sot.

Nesër në Beograd mbërrin Presidentja e KE, Ursula von der Leyen në një vizitë 2-ditore në Serbi si pjesë e turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull, dhe Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosova, kështu që ai duhej të ndalej. Kështu që ne vendosëm, domethënë mjekët i sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim," tha këshilltarja Vasiljeviç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco