Lajmi i fundit

COVID19/ MSH: 8 humbje jete dhe 659 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

VIDEO/ Ja si tërmeti shkundi ishullin e Kretës në Greqi

VIDEO/ Ja si tërmeti shkundi ishullin e Kretës në Greqi

17:41, 27/09/2021
A+ Aa A-

Greqia është goditur mëngjesin e të hënës nga një sërë tërmetesh, ku më i fuqishmi ishte ai i 6 ballëve.

Dëshmitarë nga Heraklion thanë se tërmeti ishte jashtëzakonisht i fortë dhe zgjati një kohë të gjatë. Ndërkohë, mediat kanë publikuar foto e video nga pasojat e tërmetit. Në video, shihet se si produktet e supermarketit kanë rënë në dysheme, ndërsa në një tjetër, ka fiksuar momentin e lëkundjeve, ku një makinë i bindet lëvizjes së tokës.

Përveç dëmeve materiale, të paktën një person humbi jetën në ishullin grek të Kretës, si pasojë e tërmeteve.

Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të shpëtonin viktimën. Ata nxorën një person tjetër nga rrënojat dhe ai u dërgua me urgjencë në spital.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco