Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

VIDEO/ ‘Ky tërmet ishte si një rrufe në qiell të pastër’/ Flet eksperti grek

VIDEO/ ‘Ky tërmet ishte si një rrufe në qiell të pastër’/ Flet eksperti grek

12:19, 27/09/2021
A+ Aa A-

Greqia u trondit sërish nga një tërmet prej 5.8 ballësh, që goditi rajonin e Heraklionit në ishullin e Kretës.

Ekspertët e sizmiologjisë thonë se kanë mbetur të habitur.

Efthymios Lekkas, i njohur gjerësisht si një sizmiologëve më të mirë në vend, tha se ata kishin bërë një vlerësim të zonës në korrik dhe prisnin një tërmet që mund të shkonte deri në 5.4 ballë. Askush nuk e priste një tërmet të kësaj fuqie, tha ai.

“Ishte si një rrufe në qiell të pastër. Ishte i papritur,” tha Lekkas.

I pyetur nëse kjo ishte goditja më e madhe, ai tha se shpreson të jetë kështu, por se asgjë nuk mund të thuhet me siguri. Ai ka bërë thirrje që njerëzit të mos futen në godina, sidomos në ato që janë të vjetra.

Shkollat pritet të mbyllen, ndërsa tërmeti ka shkaktuar të paktën një viktimë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco