Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Tërmeti në Kretë/ Një i vdekur dhe 9 të plagosur, viktima u bllokua në...

Tërmeti në Kretë/ Një i vdekur dhe 9 të plagosur, viktima u bllokua në...

10:19, 27/09/2021
A+ Aa A-

Një i vdekur dhe 9 të plagosur. Ky është bilanci i deritanishëm nga tërmeti që goditi Kretën mëngjesin e sotëm. Mediat greke raportojnë se viktima ishte bllokuar në kishën e Profitis Ilias në Arkalochori bashkë me dy persona të tjerë që kanë arritur të shpëtojnë.

Mësohet se një pjesë e kishës u shemb duke zënë poshtë tre persona. Një qytetar në Patsideros u bllokua për disa minuta në banesën e tij pasi nuk mund të hapte derën si pasojë e dëmeve të tërmetit.

Në spitale janë dërguar 9 persona të cilën kanë pësuar gërvishtje, fraktura. Nga raportimet e deritanishme nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Në fshatrat Roussochoria, Archontiko dhe Patsideros janë raportuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa. Ndërsa disa persona që ishin bllokuar në një farmaci arritën të dilnin pas disa munitash.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco