Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kroacia shkatërron një rrjet që trafikonte migrantë

Kroacia shkatërron një rrjet që trafikonte migrantë

18:25, 23/09/2021
A+ Aa A-

Policia kroate ka shkatërruar një rrjet që ka trafikuar mbi 100 migrantë nga Bosnje dhe Hercegovina në Kroaci dhe më pas në vendet tjera të Evropës Perëndimore.

Autoritetet kanë ngritur akuza ndaj tetë kroatëve dhe një serbi.

Shtatë prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë mbesin në arrati.

Të dyshuarit pretendohet se kanë bërë komplote për të mundësuar hyrjen e paligjshme të migrantëve nga Bosnje dhe Hercegovina në Kroaci dhe pastaj në vende tjera, tha policia kroate.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjenden mijëra migrantë të cilët përpiqen të arrijnë në vendet e pasura të BE-së. Kroacia është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe migrantët aty hyjnë përmes Bosnjës dhe Serbisë.

Organizatat për të drejtat e njeriut vazhdimisht e kanë akuzuar Kroacinë për keqtrajtim të migrantëve të cilët i zënë në kufi.

Në deklaratën e policisë kroate thuhet se në operacionin që u zhvillua në bashkëpunim me policinë boshnjake u konfiskuan rreth 80 mijë euro.

Policia ka bastisur lokacione të ndryshme dhe automjete të të dyshuarve. /Rel/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco