Mbi 2300 raste të reja me COVID-19 në Greqi, regjistrohen 26 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Mbi 2300 raste të reja me COVID-19 në Greqi, regjistrohen 26 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

17:35, 22/09/2021
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 2329 raste të reja me Koronavirus.

Gjithashtu konfirmohen se 26 persona kanë humbur jetën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të shtetit helen, 333 pacientë ndodhen në spital në gjendje të intubuar.

Nga fillimi i pandemisë e deri tani numri i përgjithshëm i rasteve është 638921 të infektuar, ndërsa viktimat janë 14575 persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco