Greqi/ Agjenti i infiltruar godet kartelin e drogës të shqiptarëve - Si fitoi besimin e tyre

Greqi/ Agjenti i infiltruar godet kartelin e drogës të shqiptarëve - Si fitoi besimin e tyre

12:33, 17/09/2021
A+ Aa A-

'Një kalim i ri përmes Maqedonisë së Veriut është hapur nga kartelet e shpërndarësve shqiptarë të drogës, për të sjellë mallrat e tyre ilegale në territorin grek, pas dështimeve të tyre të përsëritura për shkak të pranisë së fortë të policisë në kufirin greko-shqiptar' shkruan Prothema.gr.

Ndërsa sot Policia e Selanikut ka kapur një sasi prej 50 kilogramësh kanabis, të cilat një grup shqiptarësh ishin duke u përpjekur që t’i fusnin nga Maqedonia e Veriut në Greqi.

I arrestuar është shoferi një 38-vjeçar shqiptar i cili  mbante dy çanta që përmbanin 30 pako kërp të papërpunuar që peshonin gjithsej 32 kilogramë.

Shoferi shqiptar pranoi se e kishte marrë drogën në Shkup për ta trafikuar në territorin grek. 

I gjithë ky operacion filloi tre muaj më parë kur në ‘veshët e policisë’ mbërriti lajmi se një qarku i madh po kërkonte një transportues për një sasi të madhe hashashi në Selanik.

‘Në fillim të qershorit informacioni erdhi në shërbimin tonë se një qark nga Republika e Maqedonisë së Veriut i cili importon dhe trafikon sasi të mëdha të kanabisit në territorin grek, po kërkonte një transportues për të transportuar një sasi të madhe kanabisi në Selanik’ shkruan media greke.

Nisur nga ky lajm policia sekrete arriti të depërtojë në qark përmes përdoruesve të drogës se ‘ne kemi një person që mund të luaj rolin e transportuesit’.

Ky person që mund të ndihmonte qarkun, policia i dha emrin ‘Pavlos’.

Një anëtar i qarkut u prezantua si ‘’Tomo ‘ i tha agjentit të infiltruar se po kërkonte një transportues.

Më 10 shtator, 'Tomo' kontaktoi përsëri me agjentin e infiltruar dhe i dha numrin e telefonit të një shqiptari 'Niko' i cili do t'i jepte atij më shumë se 50 kilogramë drogë për ta transportuar në Greqi. 

Pasi ranë dakord dhe shqiptari nxorri nga makina kanabisin për t’i futur në makinën e policit, një numër i madh agjentësh policie mbërritën aty duke bërë arretimin e tij.

Krahas tij u kap edhe një tjetër bashkëpunëtor.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco