Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Athinë, fillon sot samiti EuroMed 9

Athinë, fillon sot samiti EuroMed 9

09:32, 17/09/2021
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbërrin në Athinë të premten për të marrë pjesë në punimet e një samiti të shteteve anëtare të Mesdheut dhe Bashkimit Evropian Jugor, tha të enjten zëdhënësi i qeverisë greke Yiannis Oikonomou.

BE Med ose EuroMed 7, fillimisht një aleancë e Greqisë, Qipros, Francës, Italisë, Maltës, Portugalisë dhe Spanjës, do të përfshijë gjithashtu Slloveninë dhe Kroacinë në samitin e sotëm. Samiti do të përqëndrohet në çështjet që prekin Mesdheun Lindor, krizën klimatike, mbrojtjen civile dhe zhvillimet në Afganistan.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të mirëpresë Presidentin Francez Emmanuel Macron, Presidentin e Qipros Nicos Anastasiades, Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez, Mario Draghi të Italisë, Robert Abela të Maltës, Janez Jansa të Sllovenisë dhe Andrej Plenkovic të Kroacisë.

Kryeministri Portugez Antonio Costa nuk do të marrë pjesë pasi vendi i tij po mban zgjedhje komunale dhe rajonale. Aktiviteti do të mbahet në Qendrën Kulturore Fondacioni Stavros Niarchos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco