Arrestohet serbi në Bosnjë, akuzohet për krime lufte

Arrestohet serbi në Bosnjë, akuzohet për krime lufte

18:01, 15/09/2021
A+ Aa A-

Anëtarët e Agjencisë së Hetimit dhe të Mbrojtjes në Bosnjë dhe Herzegovinë kanë arrestuar Radovan Veljoviç, i dyshuar për krime lufte në vitin 1992.

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës e akuzon Veljoviçin (1954) për përdhunim dhe abuzim seksual si anëtar i Ushtrisë së Republikës Serbe në vitin 1992 në zonën e Foças, njoftoi institucioni gjyqësor.

Pas arrestimit, shtohet, i dyshuari iu dorëzua prokurorit në detyrë të Prokurorisë, i cili do ta shqyrtojë atë dhe do të marrë një vendim për aktivitetet e mëtejshme.

Ky arrestim u urdhërua disa ditë pasi Edin Vranj u arrestua në Serbi me një urdhër të lëshuar në vitin 2018 nën dyshimin se kishte kryer krime lufte, kur ishte shef policie i Federatës së Bosnjës.

Ai u largua nga policia kriminale në vitin 2016, kur u bë drejtor i një agjencie private të sigurisë.

Vranj kaloi plot 30 vjet në pozicione të ndryshme operative dhe menaxheriale. Ish-shefi i Sektorit të Policisë Kriminale në FUP dhe njeriu i parë i Departamentit për Krimin e Organizuar u arrestua në kalimin kufitar Uvac. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco